Skrapar/ 65-vjeçari i vë zjarrin shkollës dhe qendrës shëndetësore

390
Pretendonte pronësinë e godinës, 65-vjeçari Xhafer Doko, i vë zjarrin zyrave të ish- Komunës, shkollës dhe qendrës shëndetësore të fshatit Leshnje të Skraparit. Burime nga policia thonë se Doko ka djegur dyert dhe dritaret e objektit.
Gjithashtu ai ka kanosur me çifte, të cilën e mbante pa leje, shtetasin G.Gj, 74 vjeç, banues në Tiranë, si dhe ka vendosur një bombë dore, mësymëse e llojit “Breda’’ në hyrje të derës së shkollës. Fatmirësisht bomba nuk ka shpërthyer.
Autori i krimit është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë akuzat; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja”.
Sigal