Grida Duma denoncon mashtrimin e Veliajt dhe kërkon transparencë për interesat që ka me bashkinë biznesmeni që pagoi udhëtimin e luksit
Dy ditë më parë, Erion Veliaj ka udhëtuar me një avion çarter nga Rinasi drejt Parisit.
Me të kane udhëtuar zëvendësi i tij Mazniku, një ndihmëse e tyre dhe një biznesmen.
Avioni çarter është paguar nga biznesmeni.
Ndërsa Veliaj gëzonte luksin e Parisit, për qytetarët shqiptarë u kishte dërguar mediave një kronikë të gatshme, video sikur ndodhej në krye të detyrës duke inspektuar një kopësht në Tiranë.
Lehtësia me të cilën Veliaj mashtron publikun është tashmë e njohur nga të gjithë.
Të nesërmen e dasmës ai dërgoi kasetën në media sikur gjoja kishte dalë në punë.
Shkoi në Sri Lanka dhe përsëri dërgoi në media kasetën sikur punonte në Tiranë.
Është mania e pakontrolluar e një njeriu që mashtrimin e ka sëmundje patologjike.
Por rasti i
fundit është më shumë se mashtrim. Eshtë dëshmi e pazareve të Veliajt me planin
urbanistik dhe kullat që ka vendosur të mbjellë në Tiranë. Nuk ka shqiptar që mund të mendoje se një biznesmen mund të paguajë për lluksin e Erion Veliajt pa përfituar gjë të paligjshme prej tij.
Prandaj, Erjon Veliaj duhet të përgjigjet publikisht: Pse udhëton me çarter për në Paris me një kosto të paktën 60-70 mijë euro?
Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter?
Kush e pagoi çarterin?
Çfarë interesash ka me bashkinë, biznesmeni që pagoi çarterin dhe qëndrimin luksoz të
Erjon Veliajt në Paris?