Klodi Stralla: Jo, Asosacioni është “bosnjëzim” i Kosovës si shtet

Klodi Stralla:- Çfarë janë sot serbët në Kosovë? Kushtetuta e Kosovës na thotë që ata janë popull shtetformues, së bashku me shqiptarët dhe disa popuj të tjerë, të simbolizuar me gjashtë yjet në flamurin e saj. Ata kanë të drejta përfaqësimi më shumë se të tjerët në raport me numrin e popullsisë të tyre (ulset e rezervuara)

Çfarë kërkojnë të bëhen?

Sigal

Nëse duan vetqeverisje aty ku banojnë (Zajednica ose Asociacioni) atëhere le të pranojnë që janë minoritet (status) në shtetin shqiptar të Kosovës dhe të gëzojnë aty maksimumin e të drejtave, që gëzojnë minoritetet në çdo vend europiano-perëndimor. Por të dy ‘kungujt’ nën sqetull nuk mund të mbahen: – Ose shtetformues (siç janë), ose Zajednica (siç duan të bëhen). Kjo që po ndodh me Kosovën është turpi i diplomacisë euro-atllantike që, si asnjëherë më parë, po udhëhiqet nga të paaftë dhe të korruptuar të paskrupuj, te ngjashem me G99-at tanë. Pavarësisht presionit ndërkombëtar, sado kërcënues dhe sanksionues të jetë, Kosova nuk duhet t’a pranojë vullnetarisht Asociacionin (Zajednicën), ose e thënë më troç “bosnjëzimin” e saj, sepse ky do të jetë edhe fundi i saj si shtet funksional. Është vërtet për të arrdhur keq, ashtu si tek ne edhe aty, klasa politike, për hir të marrjes apo mbajtjes të pushtetit, është e gatshme ta sakrifikojë shtetin e fituar me aq gjak dhe mund në rrethana ndërkombëtare që nuk përsëriten më.