KLSH kallëzon në Prokurori 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në Berat

Gazeta Telegraf/


Sigal

I.KLSH Kallëzon në Prokurori 3
anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe 3 Anëtarë të Njësisë
të Hartimit të Dokumenteve të Tenderit (NJHDT) të Bashkisë Berat, për
shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit, vendosjen e kritereve
përjashtuese dhe favorizim të operatorëve ekonomikë.

Me Vendimin nr. 52, datë
14.05.2016 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i
Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, me shkresë nr. 1104/9, datë
14.05.2016 i janë rekomanduar Bashkisë Berat masa me karakter organizativ dhe
shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 55,828 mijë lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan
shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në 20 procedura
prokurimi, lidhur me përcaktimin e kritereve për kualifikim si dhe vlerësimin e
ofertave ekonomike, me dëm ekonomik në vlerën 3,842 mijë lekë.

KLSH, duke i konsideruar veprimet
e kryera nga K.GJ. në cilësinë e Kryetarit të NJHDT, M.K. në
cilësinë e anëtarit të NJHDT, R.K. në cilësinë e anëtarit të NJHDT, E.P. 
në cilësinë e Kryetarit të KVO, M.S. në cilësinë e Anëtarit të KVO
dhe L.B. në cilësinë e anëtarit të KVO, apo dhe personave të tjerë të
cilët mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve, ka bërë kallëzim pranë
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Berat.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në
zbatim të programit të tij të auditimit nr. 1104/1 prot, datë 01.12.2015, ka
përfunduar auditimin në Bashkinë Berat, me objekt: “Auditimi i zbatimit të
ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për periudhën
01.01.2014-31.12.2015”.

Me Vendimin nr. 52, datë 14.05.2016
të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe
për përmirësimin e gjendjes, me shkresë nr. 1104/9, datë 14.05.2016 i janë
rekomanduar Bashkisë Berat masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit
të shkaktuar në vlerën totale 55,828 mijë lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan
shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të
procedurave të prokurimit publik lidhur me përcaktimin e kritereve për
kualifikim si dhe vlerësimin e ofertave ekonomike, dhe konkretisht:

-Në 8 procedura prokurimi,
kërkesat e veçanta për kualifikim, janë të paargumentuara duke kërkuar që
Operatorët Ekonomikë (OE) të disponojnë nivele të kategorisë së licencës për
punime më të larta se volumet e punimeve të vetë objektit, po ashtu dhe numër
të punonjësve, pasi niveli i punimeve që do të kryhen për çdo kategori punimi
dhe numri i punonjësve nuk përputhet me volumet e punës, veprim në
papajtueshmëri me nenet 8 e 18 të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për
kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar dhe
 nenin 61 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e
rregullave të prokurimit publik”.

-Në 4 procedura prokurimi, për
“Blerje ushqime për nevoja të furnizimit QEA (Konviktet, kopshte &
çerdhe)”, nuk ka dokumentacion ku të jetë përcaktuar numri i nxënësve që
përfitojnë bursë (ushqim e fjetje) dhe frekuentimi, nuk ka analizë kosto të
mallrave dhe specifikime teknike të mallrave, punëve dhe shërbimeve përkatëse.
Nuk kanë përcaktuar treguesit, standardet, mënyrwn e ruajtjes dhe transportimit
dhe cilësinë, si dhe për dy artikuj  (Makarona e Biskota), kanë
përcaktuar referencat e markave, në papajtueshmëri me nenin 23 të LPP dhe nenin
27 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014.  

-Në 2 procedura prokurimi është
vendosur kriteri që “OE të ketë në staf Mjekun e Shoqërisë nga muaji
dhjetor 2014 e vazhdim”, duke vendosur kufizime kohore, kur VKM nr. 741, datë
06.11.2003, e kërkon mjekun në mënyrë të përhershme. Kërkesa nuk është vendosur
në asnjë nga procedurat e tjera të prokurimit, duke pabarazi dhe diskriminim
dhe vepruar në papajtueshmëri me nenin 1, 2, 20 të LPP.

-Në 8 procedura prokurimi, nuk ka
asnjë të dhënë për përllogaritjen e fondit, nuk ka urdhër për ngritje të grupit
të punës për hartimin e detyrës së projektimit, nuk ka të dhëna dokumentare se
si është hartuar projekti dhe preventivi, nuk ka procedura marrje në dorëzim
projekti, veprim në papajtueshmëri me nenin 59 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014.

-Në procedurën e prokurimit
“Rivitalizimi i parkut perëndimor të qendrës dhe nënkalimi i unazës
perimetrale”, është shpallur fitues BOE me mangësi në plotësimin e
kritereve të kualifikimit, pasi në kontratën e bashkimit të përkohshëm të
shoqërive nuk ka të përcaktuar punët konkrete që do të kryejë çdo OE, si dhe
kur njëri nga OE nuk plotëson kriterin e numrit të punonjësve. Vlerësimi
nga KVO, është në papajtueshmëri me kërkesat e LPP, pasi ka kualifikuar
ofertues të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim kur duhet ti kishte
skualifikuar dhe kërkuar anullimin dhe përsëritjen e procedurave.

-Në 2 procedura prokurimi
“Rivitalizimi i parkut perëndimor të qendrës dhe nënkalimi i unazës
perimetrale” dhe “Rikonstruksion i shëtitores së bulevardit “Osumi”, janë
shpallur fitues të njëjtit BOE, për të njëjtën shtrirje kohore të afatit të
kontratës, kur kanë paraqitur të njëjtat makineri dhe fuqi punëtore. KVO, për
tenderin e parë, nuk duhej ta shpallte fitues BOE pasi nuk plotëson numrin
e fuqisë punëtore si dhe në kontratën e bashkimit të përkohshëm të
shoqërive nuk ka të përcaktuar punët konkrete që do të kryejë dhe duhej ta
kishte skualifikuar dhe kërkuar anullimin dhe përsëritjen e procedurave.

-Në procedurën e prokurimit
“Rikonstruksion dhe rikualifikimi urban i lulishtes perëndimore (loti opsional)
dhe suplementi i sheshit qendror “Teodor Muzaka”, është shpallur fitues
BOE me mangësi në plotësimin e kritereve të kualifikimit, pasi nuk plotëson
kategoritë e licencës për punimet që ka marrë përsipër të kryejë si dhe numrin
e punonjësve në përputhje me përqindjet e përcaktuara në kontratën e bashkimit
përkohshëm të OE, veprim në papajtueshmëri me nenin 74 të VKM nr. 914, datë
29.12.2014. 

-Në procedurën e prokurimit
“Rikonstruksion  i trotuareve, parmakëve dhe ndriçimit në segmentin Ura e
Varur-Ura e Goricës”, kanë klasifikuar si ofertë të vlefshme të vetmin OE të
mbetur në garë, kur nuk plotëson numrin e punonjësve, në papajtueshmëri me
kërkesat e LPP, pasi ofertuesi duhet të ishte skualifikuar dhe kërkuar anullimi
dhe përsëritja e procedurës.

-Në 2 procedura prokurimi
“Rikonstruksion i trotuareve, parmakëve dhe ndriçimit në segmentin Ura e
Varur-Ura e Goricës”, dhe “Rikonstruksion dhe rikualifikimi urban i lulishtes
perëndimore (loti opsional) dhe suplementi i sheshit qendror “Teodor
Muzaka”, janë shpallur fitues të njëjtit BOE për të njëjtën shtrirje
kohore të afatit të kontratës, kur nuk plotësojnë kushtet për kualifikim pasi kanë
paraqitur në 11 raste të njëjtat makineri dhe të njëjtën fuqi punëtore. KVO,
nuk duhej ta shpallte fitues BOE dhe duhej ta kishte skualifikuar dhe
kërkuar anullimin dhe përsëritjen e procedurave.

-Në procedurën e prokurimit “Rehabilitimi
i fasadave përgjatë bulevardit Republika”, është shpallur fitues OE
në kushtet kur nuk plotëson kërkesën për përvojë të suksesshme në ekzekutimin e
punëve të ngjashme të së njëjtës natyrë, si dhe kur nuk konfirmon shlyerjen e
detyrimeve të energjisë elektrike, ndërkohë ka s`kualifikuar OE, me vlerë më të
ulët, në të njëjtat kushte për vërtetimin e pagesës së energjisë elektrike duke
vepruar me dy standarde vlerësuese dhe në papajtueshmëri me nenet 1, 2, 51 dhe
53 të LPP, si dhe dëm ekonomik në vlerën prej 3,842 mijë lekë.

-Në procedurën e prokurimit “Rikonstruksion
dhe rikualifikim i parkut “Dëshmorët e Kombit”, trotuareve dhe unazës
perimetrale”, ku është s`kualifikuar pa të padrejtë BOE me ofertë më të ulët,
rezulton se OE ankues dhe i shpallur fitues disponon të dhëna të hollësishme
për dokumentacionin e OE të skualifikuar, kur dokumente e ngarkuara në sistemin
e prokurimit, përpunohen e ruhen që të sigurojnë integritetin dhe
konfidencialitetin e ofertave.

-Në procedurën e prokurimit  “Rikonstruksioni
i trotuareve rruga Antipatrea, segmenti gjykatë Bashki”, KVO ka s`kualifikuar
me të padrejtë OE, me vlerë më të ulët të ofruar, duke shkaktuar dëm ekonomik
prej 964 mijë lekë, duke vepruar  në papajtueshmëri me nenin 1 të LPP dhe
nenin 66 të  VKM nr. 914, datë 29.12.2014.

KLSH, duke i konsideruar veprimet
e kryera nga K.GJ. në cilësinë e Kryetarit të NJHDT, M.K. në
cilësinë e anëtarit të NJHDT, R.K. në cilësinë e anëtarit të NJHDT, E.P. 
në cilësinë e Kryetarit të KVO, M.S. në cilësinë e Anëtarit të KVO
dhe L.B. në cilësinë e anëtarit të KVO, apo dhe personave të tjerë të
cilët mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve, si veprime me pasoja të
rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr.
7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, me shkresën nr.
1104/14 datë 29.06.2016, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor, Berat, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale të “Shkelja
e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit
të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.