BE kërkon përjashtimin e Maqedonisë nga KE dhe OSBE

580
Sigal

Diplomati i
njohur evropian Erwan Fouere ka reaguar ashpër pas fjalimit të djeshëm të
liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ka kërkuar përjashtimin e
Maqedonisë nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës. Sipas tij, “Kjo e çon krizën
maqedonase, në një nivel më të lartë të tensioneve, rrezikut dhe anarkisë. BE,
SHBA-të dhe bashkësia ndërkombëtare, duhet patjetër të reagojnë. Madje edhe
pezullimi nga OSBE dhe Këshilli i Evropës, duhet të merren parasysh”, ka
theksuar irlandezi që për shumë vite, drejtoi zyrën e BE-së në Shkup. Reagimi i
Foueres vjen pas fjalimit të mbrëmshëm të ish-kryeministrit maqedonas Gruevski,
i cili tha se nuk do të pranojë asnjë rezultat zgjedhor ku partia e tij nuk del
fituese, ndërsa akuzoi edhe ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së se po “përzihen në
punët e brendshme” të Maqedonisë. Gruevski tha edhe se s’do të marrë pjesë në
kurrfarë bisedimesh ku do të përzihen shtetet perëndimore./INA/