Humbja ndaj Izraelit, mediat e huaja ‘kryqëzojnë’ Berishën

475
Sigal

Pas kritikave të marra për gafën kundër Spanjës, Etrit Berisha kthehet përsëri protagonist negativ në mediat e huaja. Ja disa prej artikujve për ndeshjen:

SportMediaset: Rrëzohet Shqipëria. Në “Elbasan Arena” vjen humbja e dytë radhazi në shtëpi por kjo dhemb më shumë.


Corriere Dello Sport: Shqipëria humbet me 9 lojtarë. Pas KO kundër Spanjës, Shqipëria humb përsëri në shtëpi.


Gazzetta Dello Sport: Disfatë në shtëpi për De Biazin, Berisha godet me kokë Zahavin.


AS: Izraeli mund Shqipërinë dhe mban gjallë kandidaturën. Spanja duhet të bëjë llogaritë me një kundërshtar i cili mbetet në luftën për një vend në Rusi. Por këtë radhë fitoi falë gabimeve të shqiptarëve që mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë.


Ynet: Festë në Elbasan, tani na pret Spanja
Kicker.de: Izraeli, kombi surprizë?


L’ Equipe: Arritje e bukur e Izraelit në Shqipëri. Ishte paksa finalja e vendeve të vogla. Izraeli arriti një sukses të bukur ndaj një Shqipëria që vetëm falë golave nuk u kualifikua në 16 ekipet më të mira të Europianit.