Reagon Avokati i Popullit per situaten e veshtire te krijuar nga reshjet e dendura qe pembyten vendin.
Ja mesazhi i plote i Avokatit te Popullit, z. Igli Totozani
Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, shpreh keqardhjen më
të thellë dhe ngushëllimet më të ndjera për familjarët e personave, që
raportohet se kanë humbur jetën, si
pasojë e motit të keq, që ka përfshirë vendin tonë.
Avokati i Popullit po ndjek me shqetësim situatën dhe inkurajon
e mbështet strukturat operacionale të emergjencave në përpjekjet për të ndihmuar qytetarët e
prekur nga këto përmbytje. Ndërsa u bën thirrje banorëve në zonat e
përmbytura, që të ndjekin udhëzimet e
institucioneve shtetërore përkatëse, për të kapërcyer këtë situatë të
vështirë.
Avokati i Popullit , z. Igli Totozani apelon drejtuesit e pushtetit vendor në zonat
e prekura nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet që të tregojnë vëmendje
maksimale për personat në nevojë , të pastrehët dhe të pamundurit.