Monika Kryemadhi: Uroj që përtej të gjitha situatave që mund të jemi duke kaluar, kjo Krishtlindje te jetë e Shenjtë

260
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u ka uruar Krishtlindjen besimtarëve të krishterë.

Kryemadhi ka marrë pjesë në Meshën e mbajtur dje në Kishën Katolike.

Çfarë Krishtlindjet! Besojmë apo nuk besojmë, bukuria e këtij Misteri e përfshin në plotësi krejt ekzistencën tonë, sepse Biri i Hyjit futet në historinë e botës nëpërmjet një shpell të ftoftë, të varfër dhe aspak komode. Çfarë Krishtlindjet: Në heshtje të detyruar nga pushteti tokësor; në distancim fizik prej frikës së infektimit; pa darka e festime familjare; pa festime entuziaste; me orë të gjata nëpër pavionet e spitaleve; me lot pa fund për mungesën e shumë të dashurve që nuk jetojnë më; e gjithë kjo fryt i PANDEMISË qe nuk don me na lanë me e shiju ftesen e Ëngjejve – MOS KINI FRIKË.
Uroj që pertej të gjitha situatave që mund të jemi duke kaluar, kjo Krishtlindje të jetë e Shenjtë duke ju mbush të gjitha hapësirat e zemrës tuaj me praninë e Atij që ka ardhë për me i dhënë ngrohtësi shpellës së ftohtë që koha ka krijue në ne.
Për shumë mot Krishtlindje me zemer të mirë.