Qentë në stanin e Çeços, si gjithmonë janë në krye të detyrës
U BËMË “STAN NDËRKOMBËTAR”…
Çeço, me porosi nga lart, erdha të të sjellë këtë emigrantin afgan, do ta përdorësh për punët e stanit.
– Stani ka vend edhe për një ushtri na sillni edhe ca iranianë, ukrainas, ca libianë…
– Do ngremë një skuadër futbolli me tabelën “STAN NDËRKOMBËTAR”… ku do çuditen turistët italianë të Melonit.
– Nga defteri Çeços –
Fejton: Thoma Goga
Qentë në stanin e Çeços, si gjithmonë janë në krye të detyrës. Sa dëgjojnë zëra te porta, ndizen keqas. Çeços nuk ia bën syri “tërr”, se ata zagarë mbajnë një ushtri të tërë. Duke shfletuar defterin e Çeços, “zbulova edhe këtë rrëfenjë:

… “Atë ditë kishim “informacionin politik”. Isha duke hedhur ca kujtime në kartë, kur trokiti porta e stanit. Dola shpejt te porta. Ishte “krieplaku” i fshatit dhe një i panjohur. E po “krieplaku” pritet mirë. Është si një “krieministër” i vogël në fshat.
– Variant i ri “Njeriu pa top” –
… “Atë ditë kishim “informacionin politik”. Isha duke hedhur ca kujtime në kartë, kur trokiti porta e stanit. Dola shpejt te porta. Ishte “krieplaku” i fshatit dhe një i panjohur. E po “krieplaku” pritet mirë. Është si një “krieministër” i vogël në fshat.
– Çeço, me porosi nga lart, erdha të të sjellë këtë emigrantin afgan, – tha kryeplaku.- Do ta përdorësh për punët e stanit. Të gjithë në fshat do marrin nga një. Këtë e quajnë Kabull Kali Misir…Di ca shqip.
– Unë jam Çeçua, jam shefi i stanit. Do më njohësh. Ty do të thërras shkurt Kalli Misri.
Muhaxhiri qeshi. Pastaj u fjalosa me “krieplakun”.

– Ça llafos ti? Pse nuk është bërë synet ky, mo?!, – ja ktheva me shaka. Të gjithë ja plasën gazit. Më shumë qeshi afgani Misir, që nuk e kuptoi fare llafin tim. Pastaj thirra edhe kafsharët. Si e përshëndetën mysafirin, u ulën në bythë të fiqve.
– E po “shiqir” që ia arritëm kësaj dite, o “krieplak”, që t’i tregojmë botës se miku i mirë, duket në ditë të vështira. Po pse më solle një, mo? Stani ka vend edhe për një ushtri. Na sillni edhe ca iranianë, ukrainas, ca libianë. Po mos harroni; na sillni më shumë afrikanë. Do ngre dhe një skuadër futbolli. E kam gati tabelën “STAN NDËRKOMBËTAR”…Do çuditen turistët italianë të Melonit. Kur të vijnë në Shëngjin, do mendojnë se kanë zbarkuar në Afrikë. Nejse. Ik, ik e mos ki merak, o “krieplak”, se këtë e terezis unë. Do ta bëj përgjegjës për zagarët.
– Jo përgjegjës,- u hodh “krieplaku”,- se nesër të merr edhe stanin ky. Dhe shiko, mos e lini t’i hip pelës apo gomares. Ruaje se na bën ndonjë hata…!
– Ça llafos ti? Pse nuk është bërë synet ky, mo?! – ja ktheva me shaka. Të gjithë ja plasën gazit. Më shumë qeshi afgani Misir, që nuk e kuptoi fare llafin tim. Pastaj thirra edhe kafsharët. Si e përshëndetën mysafirin, u ulën në bythë të fiqve.
– Dëgjoni këtu, – fillova unë “kuvendin”. – Ky vjen nga fronti luftës. Ta respektoni, se halli e vërviti këtu. Do punojë tok me ne. E quajnë Kalli Misri.
– No, no Kalli Misri, po Kali Misiri.
– E mo, njësojë është, – thashë dhe urdhërova kafsharët të sillnin bukë, djathë, gjizë, dhallë. – Po kundër kujt luftuat, mo?
– Ëë?- bëri afgani që nuk kuptoi pyetjen.
– Ëngla m’u në bythë! E de, me cilët u përplasët? – pyeta prapë.
– Aa, po. Në filim “ne” me “ne”, pastaj “ne” me “ata”, – u përgjigj muhaxhiri afgan.
– Po ç’ke bërë atje në luftë, o mavri?
– Luftë, luftë, – vazhdoi afgani.- Ne “baam“, ata “baam, baaam, baam e buum, buum, bumm“. Unë topçi, po top jo.
– Ke luftuar me top llastiku?! E kush fitoi, mo? – pyeti një nga kafsharët.
– Ne, unë…
– Kot ja fut. Ju fituat një mut, – u hodh nipi Pinxho Kapellës. – Kush ishte komandar i madh te ju?
– Aaa po, kuptoj. Presidenti, trim shumë…
– Po, po,- u hodh një hyzmeqar, që unë e kam pagëzuar “shuli”. – Trim i madh shumë ai presidenti juaj. Ai trimi që iku natën. Kështu e kanë këta të mëdhenjtë. Kur u vjen ngordhja, ja mbathin. U dhimbset shumë bytha e tyre.
– Lëreni muhaxhir hallexhiun, – ngrita zërin. Duket njëri i mirë.
Po, po,- u hodh një hyzmeqar, që unë e kam pagëzuar “shuli”. – Trim i madh shumë ai presidenti juaj. Ai trimi që iku natën. Kështu e kanë këta të mëdhenjtë. Kur u vjen ngordhja, ja mbathin. U dhimbset shumë bytha e tyre.
– Veç mos na daltë dobiç, – shtoi Pinxhua i vogël.
– Po, si të duket vendi ynë, mo?- pyeti një tjetër kafshar.
– Birinxhi,- tha afgani.- Paqe, bukuri, qetësi. Këtu fat i madh. “Kryemisri“ juaj xhentil shumë.
– Hë më rruaç ti dhe “kryemisri“ ynë! Edhe atë e kemi si kallëp misri, po të gjatë ama. Ha gjizë o Kalli, ha. Gjiza të bën esëll… – qesha unë. Kështu u mbyll “informacioni politik” për sot”.
Ky rrëfim i Çeços më vuri në mendime. Më dukej si pjesa e dytë e filmit “Njeriu me top”…Atëherë Mato Gruda strehoi Agushin, se e dinte që ishte “kushëri” i Melonit.
Po këta afrikanë? Ka mundësi të jenë “kushërinj” të këtij “tonit”…




















