Ndërkombëtarët kundër Kriechbaum/ Gati padia për deputetin gjerman. Henze dhe Pack: Të turpëruar nga deklaratat në favour të autokracisë

111
Sigal

Pas deklaratave të deputetit gjerman në Tiranë, Kriechbaum, ku legjitimon në mënyrë absurd sulmin politik të drejtësisë shqiptare ndaj liderit të Opozitës, Sali Berisha, ka reaguar ish-eurodeputetja Doris Pack. Ndihem e turpëruar nga deklaratat e Kriechbaum në Tiranë, -shkruan Pack në rrjetin social ‘X’.Postimi i plotë i Doris Pack: Më vjen turp që deputeti gjerman Kriechbaum u thotë pallavra televizioneve në Tiranë. E vërteta është kjo: %46 Grundgesetz-it (Kushtetutës) sonë e thotë qartë, që ndjekja penale e një deputeti mund të kryhet vetëm nëse i hiqet imuniteti me votim të Bundestagaut.