KLSH, rishikim të Strategjisë së Zhvillimit Institucional 2013-2017

435
Zgjerimi i fushës audituese me ligjin e ri organik të KLSH, lindi nevojën e rishikimit të Strategjisë së Zhvillimit Institucional 2013-2017 dhe Planit të Veprimit për periudhën 2015-2017. Rishikimi i Strategjisë, synoi vendosjen e prioriteteve dhe alokimin e drejtë e të përshtatshëm të burimeve, duke u fokusuar në arritjen e objektivave dhe menaxhimin e risqeve, në përputhje me detyrimet që burojne nga Ligji Organik. Objektivat strategjike si zhvillimi i kapacitetit institucional të KLSH-së, rritja e kapaciteteve audituese dhe e cilësisë së auditimit, shtimi i numrit dhe i cilesisë së auditimeve të performancës, forcimi i rolit antikorrupsion të institucionit, zhvillimi i komunikimit dhe bashkëpunimit me veprimtarë të tjerë brenda e jashtë vendit, etj. janë arritur në një nivel të kënaqshëm në këto tre vitet e para të zbatimit të Strategjisë. Gjatë viti 2015 kemi ecur më shumë me auditimet e përformances, si dhe me rritjen e kapaciteteve audituese dhe të cilësise së auditimit.

Në unison me Strategjine e Zhvillimit të institucionit, përgatitëm Strategjinë e Implementimit të Standardeve Ndërkombetare të Auditimit, ISSAI-ve, mbi bazën e Marrëveshjes së nënshkruar me vullnetin tonë me 12 mars 2013 me IDI-n, institutin e zhvillimit të INTOSAI-t. Përdorimi i teknikave “iCAT”( teknikave të vlerësimit të përputhshmërisë) na mundësoi të identifikonim kërkesat e ISSAI-ve për çdo lloj auditimi, duke hapur kështu rrugën për një analize SËOT për secilin lloj auditimi që kryen KLSH. Në qershor të vitit 2015, raportuam pranë IDI-t mbi përmbushjen e detyrimeve të marrëveshjes së angazhimit, pjesë e së cilës është zhvillimi i Strategjise dhe Planit të Veprimit të Implementimit te ISSAI-ve. Gjate viteve 2012-2015, institucioni ka fituar një filozofi të re pune. Standardet e organizatës INTOSAI janë futur në KLSH jo vetem si tema të trajnimeve profesionale të trupes audituese, por sherbejne si referime te qëndrueshme të përditshme në gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet e secilit grup auditues dhe audituesi të veçantë. 
D. Standardet e Auditimit dhe Metodologjia

Implementimi i ISSAI-ve është një proces i gjatë dhe ndërthuret dhe me veprimtaritë dhe aktivitetet e KLSH që po kryhen në kuadër të zbatimit të projektit IPA 2013 “Forcimi i Institucionit Suprem te Auditimit.  Një nga faktorët që ka ndikuar pozitivisht në sigurimin e cilësisë të punës audituese për vitin 2015, është edhe permiresimi i Metodologjisë, përgatitja e studiuar e programit vjetor të veprimtarisë së KLSH-së që lidhet me përcaktimin e prioriteteve të mundshme, argumentimin dhe përfshirjen në programin e auditimit të subjekteve të auditimit mbi bazën e vlerësimit të riskut dhe përcaktimit të materialitetit, duke i kombinuar këto auditime edhe me detyrimet kushtetuese e ligjore që ka KLSH, për auditimin periodik të tyre. Gjate vitit 2015, kërkuam nga SAI-t e zhvilluara të EUROSAI-t dhe INTOSAI-t asistence në procesin e “Peer Revieë”(Rishikim mes kolegeve) të INTOSAI-t dhe Gjykata e Auditimit e Austrisë pranoi të na vlerësonte sipas këtij procesi mbi nivelin e pavarësisë sonë në vendim-marrje dhe në auditim. Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar, një grup përfaqësuesish nga Gjykata Austriake e Auditimit ndërmori në shkurt 2016 një proces vlerësimi “Peer Revieë” dhe aktualisht jemi në pritje të rezultateve të këtij vleresimi. 
Po në vitin 2015 “Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë » (QTIL), në bashkëpunim me USAID-in kanë realizura projektin « Forcimi i Ligjit përmes zbatimit të rekomandimeve të KLSH-së », i cili mund të konsiderohet pa dyshim një Mini Peer Revieë e mirëfilltë. Raporti Final i këtij projekti dhe rekomandimet e dhëna për KLSH-në në drejtim të përmirësimit të punës për zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së janë profesionale dhe dobiprurëse për ne. Si institucion jemi duke hartuar një plan veprimi të detajuar për zbatimin e rekomandimeve të lëna nga ana e QTIL.  Në zbatim të ISSAI-t 40 “Kontrolli i cilësisë”, grupi i shqyrtimit të dosjeve të auditimit, përzgjodhi në mënyrë rastësore 44 dosje auditimi (shqyrtimi “në të ftohtë” ) ose 27 % të auditimeve të kryera dhe të evaduara brenda muajit dhjetor 2015, një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin 2014 ku u kontrolluan 32 dosje ose 20% e auditimeve. Ka një rritje të konsiderueshme të kontrolleve “ në të ftohtë”, krahasuar me periudhën deri në vitin 2012 kur shqyrtoheshin deri në 10 % e auditimeve të evaduara brenda një viti.

Në Grupit të Shqyrtimit të Cilësisë u përfshinë auditues me përvojë nga çdo departament auditimi si dhe u angazhuan ekspertë të jashtëm, të drejtuar nga Prof. Dr. Jorgji Bollano, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit. Nga kontrollet e kryera, në disa dosje auditimi ka rezultuar se nuk ka dokumente për metodat dhe teknikat e auditimit si vlerësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, verifikimin e transaksioneve, informacione, pyetësorë etj, në përputhje me Rregulloren e Brendshme; në disa dosje të tjera auditimi janë konstatuar mangësi në procesin e planifikimit, që konsistojnë në faktin se në dosjen e auditimit nuk ka informacion paraprak, etj. Të gjitha mangësite, së bashku me rrugët për korrigjimin e tyre në të ardhmen, janë reflektuar në raportet e Grupit dhe nga KLSH po punohet për zbatimin e plotë të rekomandimeve të tij. 
Sigal