Një ‘helmim i paralajmëruar’ në Bulqizë! Drejtësia fle në dosjet e helmimeve

90
Sigal

Mbi 50 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkaku kryesor i helmimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm, që furnizohet zona. Ndërsa Report Tv ka mësuar se sipas analizave paraprake laboratorike, uji ka dalë i kontaminuar. Për këtë arsye, Ujësjellësi ka marrë masa për ndërprerjen e furnizimit me ujë në zonë. Banorët janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Gjorcës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa simptomat janë diarre e vjellje. Pak muaj më parë tenderat e ujësjellësit çuan në burg ish-kryebashkiakun Lefter Alla. Deri në daljen e analizave përfundimtare, të marra në disa pika të ujësjellësit në Gjoricë, NJVKSH ka kërkuar nga njësia administrative Gjoricë që t’u kërkojë banorëve të mos e konsumojnë për të pirë ujin e rrjetit. Banorët e 6 fshatrave në njësinë administrative Gjoricë, kishin vuajtur prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Banorë e zonës e kanë ngritur vazhdimisht si shqetësim se punimet për ujësjellësin nuk janë cilësore, ndërsa një pjesë e depozitave janë lehtësisht të aksesueshme nga personat e jashtëm dhe janë të ekspozuara ndaj ndotjes.

 Dosja e helmimit të 60 nxënësve

Madje më herët në 2017  u helmuan 60 nxënës nga kaldaja e shkollës. Asokohe u përfol për zvarritje të hetimeve dhe se kompania që kishte marrë tenderin ishte në pronësi të njerëzve të kryebashkiakut dhe vëllezërve të kryetarit të PS dhe nuk kishte eksperiencë. Fakti që është një situatë e përsëritur helmimesh nga 2017-2023 fakton edhe njëherë kolapsin në drejtësi.