Reagon Alibeaj: Arrestimin e vëllait tim e sajoi Tahiri

429
Shantazh për mbylljen e gojës së opozitës e ka quajtur, Enkelejd Alibeaj, kreu i departamentit të rendit dhe Sigurisë në PD, lajmin për arrestimin e vëllait të tij në Gjermani, duke akuzuar direkt për fabrikimin e tij, Policinë e Shtetit dhe ministrin Tahiri. Sipas Alibeajt, “lajmi i dale nga zyra e Sajmir Tahirit tregon se sa te deshperuar jane, se cfare morali kane e cfare jane ne gjendje te bejne vetem e vetem per te baltosur kundershtarin”
Reagimi
Sot banda ne policine e Shtetit e drejtuar nga kryebanditi Sajmir Tahiri ka shperndare nje lajm te genjeshter per gjoja arrestimin e vellait tim. Lajmi i dale nga zyra e Sajmir Tahirit tregon se sa te deshperuar jane, se cfare morali kane e cfare jane ne gjendje te bejne vetem e vetem per te baltosur kundershtarin.
Qellimi eshte i qarte. Shantazh per t’i mbyllur gojen opozites e per ti zhytur te gjithe ne llumin e krimit dhe korrupsionit te Edi Rama e bandes se tij. Njeriu i faktuar nga sherbimet sekrete te vendeve partnere si i lidhur me krimin, njeriu qe ve ne dispozicion te trafikanteve makinen e tij, partneri i krimit, shpifesi, ordineri do te pergjigjet per kete sajese ordinere. Keqardhje per mediat e keqperdorura te cilat sot i detyrohen nje ndjese publike vellait dhe familjes time. Sa per mua as nuk trembem as nuk shantazhohem. Perballe do me kete dite per dite, bashke me opoziten, Sajmir Tahiri dhe banda qe drejton.
Sigal