Vepror Hasani
Sotiraq Filo përfaqësuesi i socialistëve merr 47% të votave, Ledina Alolli 53%

Pas 14 Majit nis ndryshimi i madh dhe i shumëpritur nga gjithë banorët e bashkisë Korçë. Sondazhet po flasin qartë dhe pastër. Kandidati i Partisë Socialiste Sotiraq Filo merr 47% të. Ndaj fill pas fitores do të nisë të marrë jetë programi ynë ekonomik, programi për bujqësinë, për arsimin, për shtresat sociale në nevojë, për zhvillimin e qytetit etj. Gjithçka duhet të shkojë në të mirë të qytetarëve, bizneset që do të krijojnë vende të reja pune me synimin që të rinjtë të mos largohen nga Korça do të lehtësohen nga barra fiskale; zero taksa për ta. Do ta kthej Korçën në bashki të qytetarëve, në funksion të interesave publike të tyre. Modeli im i qeverisjes do të jetë dëgjimi i zërit të qytetarëve mbi bazën e interesave të tyre, sepse i njoh hallet dhe shqetësimet që ata kanë. Që nga dita e të qenit kandidate e primareve, qëllimi im i vetëm ka qenë bashkëbisedimi me qytetarët e mi, me njësitë administrative të Korçës dhe me të gjithë qytetarët që gjenden në vështirësi jetese. Të gjitha këto më nxitën të sjell një model tjetër të drejtimit të bashkisë Korçë, ta shndërrojmë atë në një qytet evropian, në një bashki evropiane, ku fjalën e parë ta kenë qytetarët, sepse problematikat e tyre janë të shumta, ndaj përkushtimi im do të jetë maksimal ndaj të gjithë banorëve të bashkisë së Korçës, pavarësisht nëse jetojnë në qytet apo në zonat administrative, gjithkush do të gjejë te bashkia e re trajtim të barabartë.
Modeli im i qeverisjes
Modeli im i qeverisjes, – shpjegon intelektualja e mirënjohur, Alolli, – do të jetë dëgjimi i zërit të qytetarëve mbi bazën e interesave të tyre, sepse i njoh hallet dhe shqetësimet që ata kanë. Që nga dita e të qenit kandidate e primareve, qëllimi im i vetëm ka qenë bashkëbisedimi me qytetarët e mi, me njësitë administrative të Korçës dhe me të gjithë qytetarët që gjenden në vështirësi jetese. Të gjitha këto më nxitën qëtë sjell një model tjetër të drejtimit të bashkisë Korçë, ta shndërrojmë atë në një qytet evropian, në një bashki evropiane, ku fjalën e parë ta kenë qytetarët, sepse problematikat e tyre janë të shumta, ndaj përkushtimi im do të jetë maksimal ndaj të gjithë banorëve të bashkisë së Korçës, pavarësisht nëse jetojnë në qytet apo në zonat administrative, gjithkush do të gjejë te Bashkia e re trajtim të barabartë
Shtylla kryesore, programi ekonomik
Deri më sot nga drejtuesit socialist të Bashkisë Korçë nuk kanë bërë të njohur asnjë program, ndërsa programi i Alollit, – siç e shpjegon vetë kandidatja për kryetare Bashkie, – mbështetet në disa shtylla kryesore, por më i rëndësishmi mbetet programi ekonomik i fokusuar tek bujqësia, te arsimi dhe te shtresat sociale në nevojë. Po kështu edhe biznesi është një ndër më të prekurit nga problematikat në bashkinë e Korçës, ndaj që t’i japim një zhvillim të ri qytetit të Korçës, biznesit do t’i ofrojmë paketën fiskale, sepse me zhvillimin e tij do të krijojmë më shumë mundësi për vende të reja pune, sepse gjatë viteve të fundit banorët e Korçës kanë vuajtur nga kjo problematikë e mbetur pa zgjidhje. Dhe kjo do të vijë nëpërmjet lehtësirave fiskale, pasi në tri vitet e para të mandatit tonë qeverisës, do ta lehtësojmë nga barra fiskale, pra zero taksa për biznesin, i cili ofron mundësi për vende të reja pune.
Kujdesi ynë edhe për romët dhe egjiptianët
Kujdesi ynë do të jetë i vazhdueshëm edhe ndaj komunitetit rom dhe egjiptian të Korçës, jo vetëm pse kanë qenë gjithnjë mbështetës të Partisë Demokratike, por sepse gjithkush duhet të marrë kujdesin e duhur nga Bashkia, i cili ka nxjerrë dy personalitete që tashmë nuk jetojnë më, por që kanë qenë aktivistë të palodhur, Arben Kosturi dhe doktor Kujtim Shabanin, të cilët tashmë janë shndëruar në emra të përjetshëm dhe do të kujtohen gjithmonë! Këto dy minoritete i kanë rezistuar sfidave, dhe diskriminimit, duke ruajtur vlerat kulturore, gjuhën dhe traditën e pasur, ndaj të rinjtë dhe gratë, familjet fisnike rome e meritojnë ndryshimin që po sjellim! Ndërsa sot këto dy komunitet prej Bashkisë së Korçës kanë përjetuar indiferencën dhe shpërfilljen, gjë që tashmë z. Sotiraq Filo sondazhet e kanë zbritur në nivelin e 47% të votive.
Shtylla kryesore- programi ekonomik
Programi im mbështetet në disa shtylla kryesore, por më i rëndësishmi mbetet programi ekonomik i fokusuar tek bujqësia, te arsimi dhe te shtresat sociale në nevojë. Po kështu edhe biznesi është një ndër më të prekurit nga problematikat në bashkinë e Korçës, ndaj që t’i japim një zhvillim të ri qytetit të Korçës, biznesit do t’i ofrojmë paketën fiskale, sepse me zhvillimin e tij do të krijojmë më shumë mundësi për vende të reja pune, sepse gjatë viteve të fundit banorët e Korçës kanë vuajtur nga kjo problematikë e mbetur pa zgjidhje. Dhe kjo do të vijë nëpërmjet lehtësirave fiskale, pasi në tri vitet e para të mandatit tonë qeverisës, do ta lehtësojmë nga barra fiskale, pra zero taksa për biznesin, i cili ofron mundësi për vende të reja pune. Kujdesi ynë do të jetë i vazhdueshëm edhe ndaj komunitetit rom dhe egjiptian të Korçës, jo vetëm pse kanë qenë gjithnjë mbështetës të Partisë Demokratike, por sepse gjithkush duhet të marrë kujdesin e duhur nga Bashkia, i cili ka nxjerrë dy personalitete që tashmë nuk jetojnë më, por që kanë qenë aktivistë të palodhur, Arben Kosturi dhe doktor Kujtim Shabanin, të cilët tashmë janë shndëruar në emra të përjetshëm dhe do të kujtohen gjithmonë! Këto dy minoritete i kanë rezistuar sfidave, dhe diskriminimit, duke ruajtur vlerat kulturore, gjuhën dhe traditën e pasur, ndaj të rinjtë dhe gratë, familjet fisnike rome e meritojnë ndryshimin që po sjellim!
Mundësi që të rinjtë mos largohen nga Korça
Bashkinë do ta drejtojmë bashkë
Lehtësi tjetër do të jetë pjesa e bizneseve apo e startup-eve për të rinjtë, që të mundemi t’i mbajmë në Korçë, dhe të mos e shohin të ardhmen e tyre jashtë saj; por nga kontaktet që kam përditë me studentët, dëshira e tyre është të largohen për gjetjen e mundësive më të mëdha jashtë Korçës; dhe kjo më impenjon akoma më shumë si të krijoj mundësi për të rinjtë tanë që të qëndrojnë në Korçë, të cilën e kemi të gjithë bashkë. Dhe duke qenë se çdo ditë puna ime fillon dhe mbaron me të rinjtë, ata do të jenë nesër krah meje në drejtimin e bashkisë së Korçës. Sigurisht, pjesa më e madhe e vendeve të punës në bashkinë e Korçës do t’u përkasë të rinjve, po kështu, edhe shumë projekte do të jenë pjesë e të rinjve. Bashkëpunimi me ta është rruga më e mirë dhe më e duhur për të drejtuar bashkinë e Korçës. Çdo ditë numri i të rinjve vjen duke u rritur dhe vizioni ynë, vizioni im nesër në drejtimin e bashkisë së Korçës do të jetë të rinjtë, të rinjtë dhe vetëm të rinjtë, në mënyrë që ata të ardhmen e tyre ta mendojnë në Korçë. Dhe që të mos ndodhë ikja e tyre, do t’u krijojmë mundësi (lehtësi nga barra fiskale) për hapjen e bizneseve të reja, madje në ditët në vijim do të shpalosim elemente të tjera të paketës për biznesin, i cili sot gjendet në ditët më të vështira të tij.



















