Charles McGonial, zyrtar i lartë i FBI nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara në zyrtarët në Shqipëri

133
Sigal

Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së u vendos në d yakuza, mes të tjerash, për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku u takua me kreun e qeverisë Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë USD. Si u korruptua zyrtari i FBI-së kundër opozitës, pazaret e naftës, dekorimi nga kryebashkiaku I PS-së  dhe reagimi i kryeministrit Rama

Zbardhet dosja!

 Ja lidhja me Ramën, darka dhe 225 mijë USD dhe si u korruptua zyrtari i FBI-së kundër opozitës

Arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së në Amerikë Charles McGonigal dhe lidhjes së fortë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ka shkaktuar furtunë. “Washington Post” ka publikuar dosjen e plotë të hetimeve që çuan pas hekurave Charles McGonigal për shkak se ndihmoi oligarkun rus që ishte sanksionuar nga SHBA për t’i hequr masën, por edhe shumat që kishte marrë nja një ish-agjent shqiptar.

Në dosje përmendet Kryeministri i Shqipërisë në 2017, që vijon që të jetë Edi Rama dhe dy persona të tjerë që referohen me inicialet “A” dhe “B” dhe që sipas Sali Berishës që i denoncoi sot janë ish-agjenti Agron Neza dhe këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka.

Dosja jep me detaje të gjitha hetimet që janë kryer. Konkretisht në dosje thuhet se “pas udhëtimit të tij në Shqipëri në shtator, i pandehuri McGonigal mbajti një marrëdhënie të vazhdueshme me Kryeministrin e Shqipërisë (Edi Rama).

Më 20 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Kryeministrin e Shqipëria në Shqipëri. Në dhjetor 2017, McGonigal darkoi në Uashington, DC me Personin “A” dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe Kryeministrin.

Personi A ishte shtetas i natyralizuar i Shteteve të Bashkuara, i lindur në Shqipëri dhe i cili banonte në Nju Xhersi. Personi A kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare dekada më parë” thuhet në dosje.

Në dosje thuhet se personi “A” i ka dhënë McGonigal pagesat 225 mijë dollarë. “Më 5 tetor 2017, jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në qytetin e Nju Jorkut, i pandehuri McGonigal mori afërsisht 80,000 dollarë para nga Personi A.

Në vjeshtën e vitit 2017, në rezidencën e Personit A në Nju Xhersi, i pandehuri Mc Gonigal mori dy herë para cash nga Personi A, në shumat prej rreth 80,000 dhe 65,000 dollarë”.

Opozita e drejtuar nga PD ka ngritur dhe një tjetër akuzë referuar dosjes që thekson se ish-zyrtari i FBI-së është vendosur në lëvizje për të goditur PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha në 2017 lidhur me historinë e lobimit rus.

“Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi Departamentin E Drejtësisë për një hetim të ri penal të mundshëm që përfshin një amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer lobim në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare, parti e ndryshme, (rivale) nga ajo në të cilën kryeministri ishte anëtar.

Një ditë më parë, ai kishte marrë informacion nga Personi “B” për lobistin amerikan”. Personi “A” që i dha shumat dhe “B” që e informoi për rastin e lobimit në dosje referohen si njerëz të afërt pranë kryeministrit të Shqipërisë.

Në akuzën e ngritur në Uashington flitet edhe për takimin e McGonigal me një biznesmen dhe politikan shqiptar. “Në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga Personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte që dikush të hetonte një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin shqiptar”.Charles McGonigal përshkruhet si zyrtari më i lartë i FBI-së i arrestuar deri më sot dhe që dyshohet se është korruptuar me paratë e Tiranës.

Kryebashkiaku i PS dekoroi ish-zyrtarin e FBI-së

Aktiviteti i ish-zyrtarit të FBI-së, i arrestuar një ditë më parë në Nju Jork, Charles McGonigal në Shqipëri, duket se ka qenë i gjerë.Vizitat e tij në Shqipëri, duket se kanë qenë të shpeshta. Këtë e dëshmon edhe një postim i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në krye të Tropojës, Rexh Byberi. Në 23 shtator 2021, Byberi krenohet me postimin e tij në Facebook se ka dekoruar me titullin ‘Mirënjohja e Tropojës’ ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Kryeministri Rama: Akuzohet në SHBA një zyrtar i FBI-së për gjëra që nuk kanë lidhje me mua, mua më fillon gjykimi!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është vënë nën akuzë nga drejtësia amerikane që i ka nxjerrë zbuluar dhe takimet me kreun e qeverisë shqiptare. në postimet e bëra në rrjetet sociale, Rama pretendon se akuzat që rëndojnë mbi McGonigal nuk kanë lidhje me të. Ai shkruan se tashmë në Shqipëri ka nisur gjyqi ndaj tij, nga politika e media që i konsideron një ‘big brother kanalesh’. Rama nuk sqaron arsyet e takimeve të zhvilluara me ish-agjentin e FBI-së gjatë kohës që ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë në vitin 2017.

Reagimi i Ramës: Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve! Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur. Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë.