13 orë kanë pritur pasagjerët e linjës Tiranë-Luton në aeroportin e Rinasit. Biletat ishin prerë me kompaninë Wizz Air, që nuk zhgënjen aspak me vuajtjet e shqiptarëve.
Sipas një qytetari, pasagjerët kanë hipur tre herë në avionë të ndryshëm dhe më pas janë zbritur sërish, për arsye që ende nuk dihen. Sipas tij të gjithë pasagjerët janë të lodhur dhe vetëm tani, avioni po bëhet gati për t’u nisur.
Nuk është hera e parë që qytetarët denoncojnë abuzimet me këtë linjë.
Denoncimi i qytetarit:
Përshendetje JOQ! E kishim në orën 5 të mëngjesit per tu nisur dhe e kanë shtyre tre herë. Na kanë hipur në avion tre here, jemi 189 pasagjere. Dhjete here na kane numru me gisht ne avion si me qebe dele.





















