Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës pranë një qendre tregtare.
Në fotot e siguruara nga vendi i ngjarjes duken tre automjetet e përfshira në aksident, njëri prej të cilëve tip “Benz” ka pësuar dëme më të mëdha në pjesën e përparme të tij.
Ndërkohë një tjetër automjet ka përfunduar mbi trafikndarëse.
Mësohet se si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar një person i cili do të dërgohet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.