Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Fier. Për pasojë është lënduar një grua e cila ka shkuar me shenja djegieje në spital.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e 49-vjeçares teksa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, ka shkuar për mjekim në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. T., 49 vjeçe, banuese në Frashër, Fier, e cila ka marrë djegie në trup, në banesën e saj, si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit, që e përdorte për gatim.