Meta: Mafia në pushtet po zbraz Shqipërinë! S’do ndalemi me denoncimet, do rikthejmë shtetin ligjor

156
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me strukturat e kësaj partie në Durrës. Meta u shpreh se nuk do të ndalen me aksionin anti-korrupsion ndërsa shtoi se do të denoncojnë mafien në pushtet që ka kapur shtetit për fyti.

“Do denoncojmë me forcë mafien që ka kapur shtetin për fyti, edhe Durrësin. Korrupsioni po shkatërron qytetet tona dhe po zbraz Shqipërinë.

Në këtë drejtim ju ftoj të gjithëve të rrisim forcën reaguese qytetare. Të rrisim kapacitetet investiguese dhe në bashkëpunim me të gjithë ata që e duan funksionimin e shtetit ligjor.”-tha Meta.