Merkel-Schultz në Samitin e Maltës për emigrantët, fokusi tek Afrika

435
Samiti dy ditor mes Bashkimit Europian dhe vendeve afrikane i cili po mbahet në Maltë, do të përqëndrohet në hartimin e një plani aktiv për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe krijimin e mundësivë për punësim të ligjshëm të të rinjve afrikan në Europë. Kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi qeverive afrikane të ndërtojnë një të ardhme për të rinjtë e tyre. ” Krerët e qeverive në Afrikë duhet të lëvizin për të përmirësuar gjendjen e shoqërisë civile në mënyrë që të rinjtë afrikanë të kenë një shpresë për të ardhmen”, u shpreh ajo.

Më pas Kancelarja gjemane megjithëse deklaroi se zhvillimi i një mardhënie bashkëpunimi me Afrikën është i rëndësishëm, është e domosdoshme që liderët e këtyre vendeve të prezantojnë kërkesat dhe pritshmëritë e tyre. Ndërkohë Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, i cili po ashtu ishte i pranishëm në Samit deklaroi se marrëveshja e Dublinit duhet të aplikohet aty ku ekzistojnë mundësitë për tu aplikuar.

” Në ato vende që kanë mbingarkesë për shkak të marrëveshjes së Dublinit, ne do të zbatojmë urgjentisht sistemin e shpërndarjes sipas kuotave. Prandaj për momentin nuk dua të flas për Dublinin. Sitemi shpërndarës është çështja kryesore “, tha ai. Samiti i cili po zhvillohet në La Valetta të Maltës, u konceptua 6 muaj më parë kur një anije e nisur nga Libia u mbyt duke shkaktuar vdekjen e 800 personave. Në atë moment Bashkimi Europian kuptoi se deti po kthehej në një varrezë masive dhe filloi të organizonte operacionet e shpëtimit për emigrantët.
Sigal