Gëzim Zilja: Teneqeja që fshehu Muzeun e Pavarësisë

142
Sigal

Çudi! Kam parë qindra e qindra foto të Shëtitores gjatë Bregdetit ( lungomares) këto vite si një mrekulli e mendjes njerëzore sikur të ishte një shpikje e madhe dhe e vetmja në botë. Fotot kryesisht merren me dron a thua njerëzit në Vlorë kanë filluar e fluturojnë e nuk ecin në tokë. Tani kanë vërshuar qindra e qindra te tjera po me dron, për mrekullinë Skele bërë sigurisht ( kjo nenkuptohet) nga rilindja e PS-se. Po ama nuk kam parë ende një foto, ku të shikohet pozicioni i Muzeut të Pavarësisë, në raport me piramidën, një gropë me bar, rratheve me pemë të gjelbra ose azmatike, murit madhështor prej teneqeje që përfundimish fsheh pamjen e detit në një gjatësi rreth 200m, rratheve të betonit, shilareseve për kalamajte, pyllit obital ku pemet rrethohen me beton, një kolonadë betoni nja 100 metra e gjatë që shërben për strehim nga shiu me thane sot ca skelare etj etj? A nuk duhet të dominonte aty Muzeu i Pavarësisë dhe çdo gje tjetër të ishte në funksion te tij!? Po ate e kanë fshehur në mënyrën më të keqe të mundshme me lloj lloj “veprash arti” të një mendjeje jo fort normale. Po e hiqni fare ju që keni në dorë, nëse Shtëpia Muze nuk është e bukur ( mos e fshihni) dhe lini ato që tregojnë se historia e sheshit “madhështor” te Skelës fillon me 2022! PS Në këtë foto marre me dron qëllimisht jepet një pjesë e sheshit në Skelë me perspektive nga qyteti jo nga deti. Pjesa e piramidës dhe shëmtirave të tjera nuk paraqiten. Kurrkush nuk gjen dot aty Kryezonjen e Sheshit: Shtëpinë Muze të Pavarësisë!