Ambasada amerikane zbardh takimin mes Yuri Kim dhe Monika Kryemadhit

482
Sigal

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pas takimit të djeshëm që ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në një reagim në Facebook, ambasa shkuan se Kim u përqëndrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara ngha OSBE-ja.

Më tej shtohet se ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët

“Gjatë bisedës së saj me Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi më 11 shkurt, Ambasadorja Kim u përqëndrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt. Ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.