Nxënësit e shkollës në Bulqizë po ‘thahen’ nga i ftohti, Lefter Alla: S’ka fonde për dru, mos e ndizni zjarrin!

290
Sigal

Prej gati një muaji nxënësit e shkollës “Jani Fullani” në Martanesh, po vuajnë nga i ftohti. Pavarësisht se kemi hyrë në stinën e Pranverës, zona e Bulqizës, ka temperatura të ulëta.

Sipas burimeve shkolla nuk është furnizuar më me dru zjarri. Ngrohja në shkollë është detyrë nga ana e Bashkisë Bulqizë dhe Njësisë Administrative Martanesh deri në fund Majit. Në pamundësi të ndihmës, nga ana e Drejtorisë së shkollës u është kërkuar nxënësve dhe prindërve që të sjellin dru zjarri me vete nga shtëpia.

Drejtoria e shkollës u është shprehur familjarëve të nxënësve se ka bërë kërkesë për furnizimin me dru zjarri Kryetarit të Bashkisë Bulqizë Z. Lefter Alla dhe është shprehur që -“Ska fond për dru zjarri, le të mos ndizet soba”. Çdo ditë në mëngjes sheh nxënësit me çantën e librave dhe qese me dru zjarri të cilët i drejtohen dyerve të shkollës.