Ditën e enjte, shkuam në Autoritetin e Konkurrencës, për të takuar kryetarin Denar Biba, lidhur me ecurinë e hetimit, që ky autoritet shtetor ka nisur për 9 firmat e importimit e tregtimit të vajit me shumicë dhe pakicë në Shqipëri.Na thanë, se kryetar Biba është në mbledhjen e bordit për çmimet e karburanteve, ndërsa pas mbledhjes atje, ka 2 takime të tjera pune në tatime e dogana, për referencat e çmimeve të produkteve ushqimore dhe abuzimin me to.Mirëpo një informacion i ardhur thotë se Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, qysh prej datës 28 mars ka fluturuar e ndodhet 8477 kilometër, ose 5268 milje vijë ajrore larg Shqipërisë, konkretisht në Salvador-BrazilMe vete ka marrë anëtaren Adriana Berberi, njohur si “nona” e pazareve të konkurrencës me bosët e mafies së miellit e vajit, por dhe me një zonjëz tjetër vartëse, emri i të cilës do mësohet vetëm pasi të bëhen pagesat e dietave të këtij udhëtimi.Pra, shqiptarët që po zhvaten nga çmimet, mendojnë se Denar Biba i konkurrencës po merret me luftën kundër spekulantëve në treg, por faktikisht është duke u harlisur në Brazil, ku thuhet se ka shkuar treshe, për seminar në Këshillin Administrativ për Mbrojtjen Ekonomike.Themi kështu, mbasi nuk është detyrë e tij të shkojë atje dhe as e anëtarëve të Konkurrencës, por vetëm ekspertët e këtij institucioni, për konsulencë sipas sektorëve përkatës, që do trajtohet në këtë seminar të Rrjetit Ndërkombëtar të Konkurrencës-2022.Mirëpo Biba dhe Berberi, vendosën ta bëjnë vetë këtë ëikend 6 ditor në Brazil sipas pamfleti , nga 28 marsi deri më 2 prill megjithë 2 ditë fluturime, në vend që bashkë me komisionerët e tjerë, të ndalojnë dhe ndëshkojnë tregun e zi monopol e oligopol në këtë kohë krize.E gjersa flasim për krizën, Denar Biba nuk do t’ia dijë as për shpenzimet e këtij udhëtimi në “anën tjetër të Botës”, mbasi e di që nuk i paguan nga xhepi, por nga taksat e shqiptarëve.Kujtojmë, se Denar Biba dhe Adriana Berberi, janë komisionerët e konkurrencës, që në muajin shtator 2021, votuan kundër gjobës 5 milion Euro për bosët e grurit dhe miellit, të cilët rritën 20-30% çmimet.




















