Alpet Shqiptare, tani më të sigurta për turistët e huaj

    400
    Ambasadorët e Shteteve të Vishegradit në Shqipëri lançojnë projektin për themelimin e Shërbimeve të Shpëtimit në Mal për Parkun Kombëtar të Valbonës në Alpet Shqiptare. Ambasadorët e Shteteve të Vishegradit (Republika Çeke, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia) në Republikën e Shqipërisë Znj. Bronislava Tomášová, Z. Marek Jeziorski, Z. Milan Cigánik dhe Z. Antal Heizer vizituan Luginën e Valbonës në Alpet Shqiptare më 23 -24 Shtator 2015 për të lançuar projektin e themelimit të Shërbimeve të Shpëtimit në Mal për Parkun Kombëtar të Valbonës në Alpet Shqiptare. Ambasadorët morën pjesë në seminarin e organizuar nga Forcat e Shpëtimit në Mal të Republikës Çeke dhe Polonisë për anëtarët e Shoqatës së Akomodueve të Valbonës për të përmirësuar aftësitë e tyre në operacionet e shpëtimit në Lëndinë. Qëllimi i projektit, i bashkëfinancuar nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit (IVF) në shumën prej 6.000 Euro në fazën e tij të parë, është themelimi i Shërbimit të Parë të Shpëtimit në Mal në Shqipëri në Parkun Kombëtar të Valbonës. 
    Rritje e ndjeshme e turizmit
    Në 10 vitet e fundit, turizmi malor në Alpet Shqiptare është rritur me 30% në vit, duke evoluar nga pothuaj joekzistent në më shumë se 25,000 vizitorë për sezon turistik. Nëse para pesë vitesh kishte një sezon turistik prej dy muajsh vetëm në verë, tashmë ka një sezon gjashtë mujor të ecjes në mal (Maj – Tetor), si dhe një sezon në rritje të turit të skive (Janar – Mars). Fatkeqësisht, infrastruktura në rajon si dhe mungesa e shërbimeve të shpëtimit nuk ka ecur me ritmin e rritjes së numrit të turistëve – shumë prej të cilëve nga shtetet e V4 – duke rritur kështu mundësinë e ndodhjes së aksidenteve, veçanërisht gjatë ecjes në mal. Projekti i lartpërmendur, i dorëzuar në IVF nga Shoqata e Akomoduesve të Valbonës është parashikuar si një program pilot. Ai parashikon që shërbimet e shpëtimit do të zgjerohen më pas në zonat e mbrojtura dhe turistike të Alpeve Shqiptare në parkun Kombëtar të Thethit, si dhe në Parkun Kombëtar të Prokletjes në Malin e Zi, si dhe në Lëndinën e Rugovës në Kosovë ku përvoja e anëtarëve të Ekipit të Shpëtimit në Valbonë do të shërbejë si model. Projekti do të përfundojë në fillim të muajit Maj 2016. Bazuar në produktet e tij, një projekt i ri do të dorëzohet në IVF i cili do të kërkojë fonde për pajisjet e shërbimit të shpëtimit dhe një trajnim më të thelluar për ekipin e shpëtimit të sapoformuar. I referuar si faza e dytë e krijimit të Shërbimeve të Shpëtimit në Mal në Valbonë, ai mund të bashkëfinancohet nga IVF në shumë prej 50.000 Eur dhe mund të përfundojë në vitin 2017. Forcat e Shpëtimit në Mal në Republikën Çeke, Poloni dhe Sllovaki kanë një traditë të gjatë që daton në shekullin e 19-të kur u themeluan ekipet e para të shpëtimit në bazë vullnetare. Tashmë, secili nga vendet ka një shërbim të institucionalizuar të Shërbimit të Shpëtimit në Mal të mbështetur nga shteti i cili u ofron një gamë të gjerë të shërbimeve turistëve në nevojë. Në zonat kufitare praktikohet një bashkëpunim i ngushtë mes Shërbimeve të Shpëtimit në Mal të shteteve kufitare në mënyrë që turistët në nevojë të ndihmohen sa më shpejt të jetë e mundur. 
    Sigal