Balluku: Nëse heqim taksat s’kompensojmë dot paketën e rezistencës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vazhdon të justifikohet duke thënë se ngritja e bordit nga qeveria për çmimet është zgjidhja e duhur. Në kohën kur çmimi i naftës po kap sërish majat, për Ballukun bordi i ngritur nga qeveria po bën transparencë. Por kjo nuk tregon gjë tjetër veçse justifikime dhe dështim nga ana e qeverisë..Sa i përket taksave, nëse i heqin ato Balluku tha se qeveria nuk do të mund të kompensojë paketën e rezistencës.  “Ngritëm një bord për transparencën e çmimeve. Nëse heqim taksat me çfarë do ta kompensojmë paketën e rezistencës?”-tha Balluku.

Sigal