Paralelisht me protestën në Laprakë, për të njëjtën arsye, po mbahet demonstratë edhe tek 5 Maji.
Banorët e kësaj lagjeje në Tiranë, me qiri në duar i janë drejtuar Zotit me lutje për banesat e tyre, që preken nga projekti i rindërtimit.
Lutjet u drejtuan nga një përfaqësues i klerit. Banorët e “5 Majit” ende nuk kanë marrë një përgjigje nga Bashkia e Tiranës në lidhje me shpronësimin.