Referendumi për ratifikimin e shkarkimit të Bashës/ Berisha del me njoftim, publikon orarin e votimeve për…

196
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, njofton se shumë shpejt do të bëhen të ditura qendrat e votimit për referendumin që do ratifikojë shkarkimin e Lulzim Bashës.

‘Të dashur miq, vendndodhjet e qendrave të votimit, ku do zhvillohet referendumi do bëhen të ditura sipas degëve gjatë ditëve ne vijim!’ shkruan Berisha.

Komisioni për Rithemelimin e PD-së ka njoftuar se referendumi do mbahet të shtunën e 18 dhjetorit.

Qëllimi do të jetë ratifikimi i vendimit nr.6 të Kuvendit të Rithemelimit.