Tronditëse/ Nëna gjen të vdekur foshnjën tre muajshe në Has, dyshimet e para

173
Sigal

Një foshnje tre muajshe ka ndërruar jetë në banesën e tij në Has.

Ka qenë nëna e foshnjes, shtetasja G. P., 31 vjeçe, që ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Mësohet se do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e humbjes së jetës së bebit, ndërkohë paraprakisht raportohet se foshnja është asfiksuar.

Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj tre muajshe.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.