Sesionin e kaluar shqiptarët i panë me sytë e tyre “live”, dhe i dëgjuan me veshët e tyre, se sa komik ishin dhjetra “deputetë listarë”. Pa filluar sesioni i ri, po shfaqet një “model i ri” deputeti, por përsëri “frymëzimi” buron nga i njëjti burim. Për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga “sovrani”, Partia Socialiste hapi një rubrikë opinionesh, të emërtuar “deputeti që duam”. Por, ajo ishte si fasadë marketingu politik, pasi një dite te bukur kryetari i partisë e nxorri në ekran mjeken Najada, të cilës i “lutej” që ajo të bëhej deputete, pa iu nënshtruar procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, dhe ajo u bë deputete. Por, pa filluar seanca e re, Najada thuhet, se i “lutet” kryetarit, që tia “marr mandatin”, se si tha kryetari, ajo do merret me pandeminë ! Edhe deputetja Bozgo e mori mandatin si Najada. Por, ajo nuk e jep dorëheqjen, pa e çelur seancën e re parlamentare, si deputetja më e vjetër !






















