Franca ndërkohë është një nga vendet e para e cila ka tërhequr nga tregu produketet e çokollatave dhe akulloreve të cilat përmbajnë substancën e oksidit të etilenit.
Kompania ushqimore Mars ka tërhequr nga tregu markat e njohura të akulloreve Snickers, Bounty, M & Ms dhe Twix. Aditivi i përdorur në këto produkte, çamçakëzi i karkalecit (E410), është i kontaminuar me substancën kancerogjene të oksidit të etilenit, deklaroi kompania.
AutoritetI Kombëtar i Ushqimit (AKU) pas interesimit të FaxNews deklaroi se janë njoftuar të gjithë distributorët të tërheqin nga tregu ato produkte që janë në listën ndaluar. AKU shprehet se janë urdhëruar të tërhiqen ato produkte që shfaqin problematikë nga linja e prodhimit, ku deri tani bëhet me dije se janë tërhequr nga tregu dy lote me akullore dhe dy me çokollatë.
Fakti që vlen të theksohet është se konsumatori shqiptarë nuk është vënë në dijeni për produktet që nuk duhet të konsumoheshin gjatë kohës që ato kanë qenë dhe vijojnë të jenë në treg.