Petrit Vasili: Qindra mjekëve specializantë “rilindja” u ndërpret Kontratën e Punës

208
Sigal

Ditën e sotme, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas një shkelje tjetër të qeverisë “rilindase”, vetëm 2 muaj pas fitimit të zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Vasilit, një vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant u ndërpret mjekëve specializantë kontratën e punës.

“Pretendimi i Ministrisë së Shëndetësisë se këta duhet marrin miratimin paraprak të saj është i trashë dhe pa kuptim. Çdo lek që kanë marrë deri tani specializantët është miratuar nga Ministria, se Drejtoritë Rajonale nuk i kanë paguar nga xhepi i tyre.”,- ka shtuar më tej, Vasili në reagimin e tij të shpërndarë në faqen e tij zyrtare, në ‘Facebook’.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Qindra mjekëve specializantë rilindja u ndërpret Kontratën e Punës!

Një Vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant u ndërpret mjekëve specializantë kontratën e punës.

Kush kupton fare pak mjeksi dhe njeh realitetin e përditshëm të spitaleve tona dhe e di shumë mirë ngarkesën dhe rolin e mjekëve specializantë.

Pretendimi i Ministrisë së Shëndetësisë se këta duhet marrin miratimin paraprak të saj është i trashë dhe pa kuptim.

Çdo lek që kanë marrë deri tani specializantët është miratuar nga Ministria, se Drejtoritë Rajonale nuk i kanë paguar nga xhepi i tyre.

Dokumentet e mëposhtme tregojnë gjithçka: