E ardhmja e Inzagit, Lacio del me deklaratë zyrtare

210
Sigal

Simone Inzagi me shumë gjasa do të jetë trajneri i ri i Interit. Tekniku italian, edhe pse fillimisht u tha se do të kishte një rinovim me Lacion, duket se ka vendosur t’iu bashkohet zikaltërve. Së fundmi klubi i Lacios, ka dalë me një deklaratë zyrtare, në lidhje me të ardhmen e trajnerit duke shkruar:

“Ne respektojmë rimendimin e një trajneri dhe para së gjithash, të një lojtari që për shumë vite e ka lidhur emrin e tij me familjen Lacios dhe me shumë sukseset bardhekaltër”.

45-vjeçari në orët në vazhdim pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Interin, ku pritet të përfitojë 4 milionë euro në sezon.