Kina “shkërmoq” kriptomonedhat, Bitcoin në rënie të lirë. Mbi 700 miliardë dollarë “avullojnë” në pak ditë

263
Sigal

Një vendim i Kinës, për të ndaluar institucionet financiare, të ofrojnë shërbime për transaksionet me kriptomenadhat, ka tronditur të gjithë tregun e kriptomonedhave në botë.

Kjo do të thotë se bankat dhe institucionet e dhënies së kredive, nuk lejohet t’u ofrojnë konsumatorëve as mundësinë tregëtimit dhe shkëmbimit të kriptomonedhave. Ky nuk është një ndalim që qytetarët të zotërojnë bitcoin apo kriptomenedha të tjera, por e vështirësojnë tej mase operimin në këtë treg.

Pas këtij njoftimi, Bitcoin përsoi një rënie dramatike, duke arritur për herë të parë pas shumë kohësh, nën nivelin e 40 mijë dollarëve, ndërkohë që vlera e një bitcoin ka rënë me rreth 30% që prej javës së kaluar.

Bitcoin sëbashku me kriptomenedhat e tjera si Ethereum, BNB, Cardano, etj, vijojnë të gjitha në rënie të lirë dhe vetëm në javën e fundit, kanë “avulluar” rreth 700 miliardë dollarë nga vlera e kriptomonedhave.

Ndalimi i vendosur nga Kina, vjen pas një jave mjaft problematike për kriptomenedhat, pas vendimit të kompanisë së automjeteve Tesla, për të mos pranuar më pagesat me Bitcoin, si pasojë e shqetësimeve të lidhura me ndotjen e mjedisit.

Tre organizata të mbështetura nga shteti kinez, nxorrën një njoftim në rrjetet sociale, ku thuhej se konsumatorët nuk kanë asnjë mbrojtje nëse humbasin para nga investimet në kriptomonedha.