Burime zyrtare për “Telegraf”, bëjnë me dije se gjatë ditëve të fundit janë shkarkuar rreth 200 punonjës të kompanisë ALBTelecom. Të njëjtat burime, saktësojnë se shkaku i këtyre shkarkimeve masive është bërë gjendja e rëndë financiare e kompanisë ALBTelecom dhe Eeagle Mobile. Një pjesë e shkarkimeve të punonjësve të kësaj kompanie është kryer me marrëveshje.
ALBTelecom është kompania më e madhe, e cila po shfaq probleme jo vetëm me shkarkimet masive të punonjësve, por kohët e fundit ka pasur përplasje edhe me qytetarët në Korçë, Devoll dhe Pogradec. Qytetarët pretendojnë se janë mashtruar nga kjo kompani, pasi ka hequr nga transmetimi 3 televizione: Top Channel, Klan dhe News24. Sipas kontratës që ata kanë nënshkruar me këtë kompani, prej një viti, këto media duhet të ishin në transmetim. Shkarkimet e fundit po tregojnë situatën kritike financiare por edhe shërbimin e dobët të kësaj kompanie ndaj qytetarëve