VIDEO/ Brohoritje dhe duartrokitje, Grida Duma flet nga zyra ku ndodhi incidenti në Kavajë: Ne jemi drita

251
Sigal

Kandidatja e PD-së në zonën e Kavajës, Grida Duma ka folur mes mbështetësve në Kavajë, nga ku deklaroi se PD-ja do të triumfojë në 25 prill, për shkak se ata janë drita, sipas Dumës.

Ky reagim vjen pas ngjarjes së rëndë të ditës së sotme ku sekretari i PD-së në Kavajë Bledar Okshtuni u qëllua me armë dhe si pasojë u plagos në këmbë.

Nuk jeni demokratët, jeni miqtë e mi. Kshuqë edhe pak mos u mërzisni, sepse ja vlen sonte që ti japim rëndësinë kësaj ngjarjeje, të cilën nuk do ta tolerojmë. Se ne do të jemi njerëzit që do të sjellim demokracinë me vlera. Kavaja ka ditur çdo moment të japë atë përgjigjën dhe do të jemi të parët që dfo të japim lajmin e mirë të fitores gjithë Shqipërisë. Asnjë çast ju lutem dhe të shkojmë drejt situatës dhe dritës që na takon. Se ne jemi drita”, tha Duma.