Ditën e sotme, Nënkryetarja e LSI Korçë, Suela Dinellari ka zhivlluar një takim me familje në fshatin Çilfig, nga ku tha se varfëria është gjunjëzuar tëk çdo familje.
“Qytetarët e familjet e tyre përballen çdo ditë dhe më shumë me papunësinë, emigracionin dhe mungesën e dorës së shtetit me politika ekonomike dhe sociale. Për vite me rradhë skemat selektive të ndihmës ekonomike dhe përkrahjes sociale kanë vërtetuar se politikat e ndjekura per zhvillimin ekonomik të zonës lenë për të dëshiruar.”,- shprehet Dinellari në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.
Postimi i saj i plotë:
Dr.Suela Dinellari, Nënkryetare e LSI Korçë,
Në Çiflig, varfërija është gjunjëzuar tek çdo familje…
Qytetarët e familjet e tyre përballen çdo ditë dhe më shumë me papunësinë, emigracionin dhe mungesën e dorës së shtetit me politika ekonomike dhe sociale.
Për vite me rradhë skemat selektive të ndihmës ekonomike dhe përkrahjes sociale kanë vërtetuar se politikat e ndjekura per zhvillimin ekonomik të zonës lenë për të dëshiruar.
Mes të tjerash, rasti me flagrant ai i zonjës Natasha, prind i vetëm me 3 fëmijë, që jeton me 3000 lekë në muaj. Ka toka…por s’mund t’i punojë sepse nuk mbulon dot koston…
Kostot e punimit të tokës, i shtohen ato të blerjes së farërave, pesticideve dhe më pas tregjeve për shitjen e prodhimeve.
Në 25 prill, le të bëhemi të gjithë bashkë për të ardhmen e familjeve e të rinjve në vendin tonë! Për t’ë kthyer shpresën, se Korça është shtëpija jonë!
#Korça_Shtëpia_Juaj
#LSI






















