Ballina Aktualitet Shikoni Videon/ Meta sfidon Ramën: Në takim me njerëzit pa truproje

Shikoni Videon/ Meta sfidon Ramën: Në takim me njerëzit pa truproje

461
Sigal

 Presidenti Ilir Meta sfidon kryeministrin Edi Rama dhe zgjedh të vazhdojë takimet pa roje.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e Ora News tregojnë kreun e shtetit që lëviz krejt i qetë dhe pa dallim nga kalimtarët e tjerë.

Pamjet janë filmuar paraditen e sotme në njësinë nr 10 në Tiranë.

Madje disa, ndalojnë dhe e përshëndesin me ngrohtësi ndërsa të tjerë madje tokin dhe grushtet, përshëndetja tradicionale tani në kohë pandemie.

Pak ditë më parë presidenti deklaroi se nuk kishte frikë të dilte të takonte njerëzit pa truproje dhe madje ftoi dhe kryeministrin Edi Rama të bënte të njëjtën gjë.