Ditën e sotme, drejtuesi politik i Qarkut Dibër, për PD-në, Xhelal Mziu, me anë të një reagimi të shpërndarë në rrjete sociale ka treguar për rastin e një të sëmuri në gjendjë shumë të rënduar shëndetësore në fshatin Arras, në Dibër.
“Rruga është e bllokuar nga bora, asnjë mjet borëpastruese nuk është në të gjithë rrethin Dibër, asnjë ndërhyrje nga Drejtoria e emergjencave civile në ndihmë të qytetarëve. Qeveria rilindase qëllim parësor ka vjedhjen dhe propagandën elektorale jo jetën e qytetarëve.”, – tha Mziu në reagimin e tij.
Reagimi i tij i plotë:
Skandal !
Një i sëmurë në Arras Dibër, në gjendje shumë të rënduar shëndetësore !
Rruga është e bllokuar nga bora, asnjë mjet borëpastruese nuk është në të gjithë rrethin Dibër, asnjë ndërhyrje nga Drejtoria e emergjencave civile në ndihmë të qytetarëve !
Helikopteri nuk vihet në dispozicion të këtij të sëmuri në gjëndje kritike për jetën, por vihet në dispozicion të ministres Xhaçka për të bërë fushatë elektorale në qarkun e Dibrës !
Qeveria rilindase qëllim parësor ka vjedhjen dhe propagandën elektorale jo jetën e qytetarëve!
#25 prilli fundi i papërgjegjshmërisë
#RamaHumbet
#ShqipëriaFiton