Zaev fut gjuhën serbe në shkolla, irritohet Bullgaria : Keni sindromën e Stokholmit

205
Sigal

Nuk ka fund përplasja ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas vetos që Sofja vendosi në BE për Shkupin.

Vendimi i qeverisë së Shkupit për të futur serbishten si lëndë me zgjedhje në shkollat e vendit të tij ka irrituar Sofjen.

Krasimir Karakachanov, numri dy i qeverisë së Bullgarisw, ka sulmuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pasi sipas tij po mbron Serbinë, e cila sipas bullgarëve ka qenë xhelati i maqedonasve.

Karakachanov tha se Zaev uroi Shën Savën për anëtarët e pakicës serbe njoftoi kthimin e gjuhës serbe si një lëndë me zgjedhje në shkolla, duke shtuar se udhëheqësi i partisë opozitare në Maqedoninë e Veriut VMRO-DPMNE vendosi të mos mbetet prapa dhe tha se partia e tij ishte shumë më afër.

Politikani gjithashtu kujtoi se diplomatët maqedonas vazhdimisht kanë shprehur frikën se vonesa në fillimin e negociatave për hyrjen e Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian nga pala bullgare do të çojë në forcimin e ndikimit të Serbisë.

Kush e forcon ndikimin e Serbisë në Maqedoni duke vendosur të kthejë mësimin e gjuhës serbe në programet shkollore dhe të hapë një qendër kulturore serbe? i dashur shok, Zaev, më ndihmoni të kuptoj, kush po forcon ndikimin e Serbisë në Maqedoni? Sepse Zëvendës Kryeministri juaj Nikola Dimitrov u ankua në Evropë se Bullgaria po e bën atë!”, tha Karakachanov, duke iu drejtuar Zaevit.

Ai gjithashtu theksoi nëse qendra e ardhshme kulturore serbe do të duhet fliste për faktin se ishte Mbretëria e Serbisë pushtoi Maqedoninë e Vardarit në 1913.

“Sepse ne, tashmë jemi lodhur duke dëgjuar  tezat e pakuptimta në lidhje me të ashtuquajturin “pushtimin bullgar “, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, Zëvendës Kryeministri i Bullgarisë deklaroi se autoritetet dëbuan ose shtypën përfaqësuesit e inteligjencës Bullgare të cilët nuk ishin dakord me politikën aktuale. Siç tha ai, në Maqedoninë e Veriut jetojnë shumë më tepër bullgarë etnikë sesa serbë.

“Është paradoksale që njerëzit tuaj më të afërt – në partitë dhe familjet tuaja, të deklarohen si bullgarë, duke provuar origjinën e gjyshërve të tyre dhe t’i gëzohen pasaportave bullgare”, tha Karakachanov.

Sipas tij, do të ishte më logjike që Maqedonia Veriore të shënonte festën kombëtare të Bullgarisë – 3 Marsin, kur vendi, së bashku me Maqedoninë e sotme, u çlirua nga Perandoria Osmane.

Në lidhje me këtë, Karakachanov vuri në dukje se, “për fat të keq, elita aktuale politike në Shkup preferon t’u paguajë haraç xhelatëve të popullit të tyre”.

“Një version shumë i çuditshëm ballkanik i sindromës së Stokholmit. Megjithëse, mbase, kjo është sindroma Beograd-Moskë ”, përfundoi ai.