Vangjel Tavo reagon pas deklaratave “qesharake” të Bledi Çuçit : Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare!

248
Sigal

Pas prezantimit të Ediola Brahas si deputete e re e PS nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi , më anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar dhe Deputeti i LSI, Gjirokastër, Vangjel Tavo.

“Mos more Bledi çfarë na bëre! Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare! Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill. Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës.”, – shprehet Tavo në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë :

Po ç’na bëre more Bledi!?
Po si na e bëre këtë o Bledi!?
Po si na e more o Bledi!?
Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!?
Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!?
Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor?
Mos more Bledi çfarë na bëre!
Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare!
Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill.
Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës.

VT