Vdekja e ushtarakes në Letoni, Meta: Ngushëllime familjes, i shqetësuar për dy të plagosurit

397
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimet më të thella për familjen e Nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në Letoni, gjatë procesit për çmontimin e një mine.

Në një mesazh pas ngjarjes së rendë ndodhur me ekipin e xhenios shqiptare që ishin atje si kontingjent në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forward Presence”.

Presidenca thekson se Meta me hidhërim të thellë është informuar për ngjarjen tragjike të ndodhur me kontingjentin e Forcave të Armatosura.

Ngjarje, teksa në kuadër të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive në Letoni, ku ka humbur jetën në krye të detyrës Nëntetare Zarife Hasanaj si dhe kanë mbetur të plagosur Komandanti i Kontingjentit, Major Klodian Tanushi, si dhe Rreshteri Julian Kapaj.

“Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni”- theksohet me mesazhin e kreut te shtetit.

Presidenti Meta po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj.