Kryemadhi: Me taksën progresive kush fiton më pak paguan më shumë, taksimi i punësimit të dyfishtë të dekurajon

261
Sigal

 

Monika Kryemadhi në takimin me banorët e Njësisë 5 (3)

Sistemin e taksave që kemi, vërtetë kemi thënë taksë progresive, gjasme në thonjëza që ti takson ata që fitojnë më shumë, kush fiton më shuam paguan më shumë. Por faktikisht këtu kush fiton më pak paguan më shumë, dhe kush fiton më shumë nuk paguan fare. Madje merr nga buxheti i shtetit.
Nuk e di sa e vërtetë është, edhe dje kur e diskutuam me dikë, kur njeriu është i dy punësuar. Ka dy sigurime, ajo që më bëri përshtypje, ata thanë që ne vërtetë e kemi pagën 300 mijë lekë të vjetra, por përveçse sigurimeve ne edhe taksat i paguajmë dyfish. Pra unë taksën si individ e paguaj njëherë, ti mund të më tatosh për të ardhurën që marr, por s’ke pse të më marrësh taksën e dyfishtë për shembull. Me këtë e dekurajon dy punësimin. Në fakt dy punësimi është një mundësi që ti krijon një të ardhur pak më shumë për familjen tënde. Djalin që diskutuam kishte mbaruar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte diplomuar për ekonomi, kishte një biznes të tijin që kishte një numër të caktuar të rinj dhe të rejash, por që pjesa më e madhe e tyre e kishte dy punësim sepse ata punonin dhe nga shtëpia, por edhe punonin në vende të tjera. Këto takimet e mëngjesit kanë këtë gjë të mirë, sepse dëgjon problematika, që ne të politikës, nganjëherë fokusohemi te politikat e mëdha, por politikat e mëdha që bëhen problematike vijnë si rezultat i mos dëgjesës së problemeve të vogla, të problematikave që kanë njerëzit. Dhe ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja që ne jemi sot në këtë stad dhe është shumë e mirë që ne të kemi kohën për t’i rikuperuar shumë shpejt këto gjëra, që të mos ripërsëritemi më në fenomenin Covid.