Familjarët e notarit 24-vjeçar që humbi jetën: Na ndihmoni të sjellim trupin e tij në Shqipëri

Notari shqiptar Klavio Meca humbi jetën në moshën 24-vjeçare, duke lënë një dhimbje të madhe për miqtë dhe të afërmit.

Pas kësaj humbje tragjike, familja e tij kërkon ndihmë për të sjellë trupin e viktimës në Shqipëri. Për këtë është hapur edhe një llogari në të cilën të gjithë mund të kontribuojnë.

Sigal

“Na ndihmoni të mbajmë të ndezur kujtimin e Klavios dhe ta çojmë në shtëpi tek familja e tij”- shkruhet ndër të tjera në llogarinë e hapur.

Meca humbi jetën më 27 dhjetor si pasojë e një ataku kardiak. I riu në ato momente sapo ishte ndarë nga shokët e tij, me të cilët ishte në një lokal.

Thirrja e familjarëve të sportistit 24-vjeçar: Na ndihmoni