Dita e gjasht e protestës së të rinjve për vrasjen e Klodian Rashës dhe largimin e drejtorit të policisë. Unë i Uroj të rinjve protestë paqësore dhe policisë, sjellje shëmbullore. Edhe mbrëmë postova një shkrim për protestën për të dhënë para miqve të mi opinionin tim personal, por fatkeqsisht disa ndërhynë të më jepnin mend, duke harruar se unë kam mendjen time. I lutem atyre që ato që kanë në kokën e tyre ti shkruajnë në adresën e tyre dhe mos të futin hundët në shkrimet e mia. Unë asnjeherë nuk kam dhënë opinione në shkrimet e tyre. Në se pyes dikë për mendimin tim është i nderuar të më japë një përgjigje, në se nuk e pyes, mos të hajë m..shumë se i bën dëm në kohë pandemie. Une nuk e dua rrëmujën, nuk dua as që një polic të preket apo të fyhet, por nuk dua që dhe polici të sillet si horr tek kalamajtë. Unë e di që policia nuk është ajo që ka qenë se ka ndryshuar shumë, pamvarsisht rastit të keq që ndodhi, por e di që ka ca që nuk kanë ndryshuar fare, Venë emra fallco në FB dhe “hajnë e nuk ngopen” duke shitur injorancën e tyre në sofrat e të tjerëve. Qeveria duhet ti dëgjojë të rinjtë dhe tua plotësojë kërkesën për largimin e drejtorit të policisë, jo se drejtori i policisë është kriminel apo i akuzuar, porse nga skuadra e tij ka ndodhur një krim dhe ky ka përgjegjësinë e vet para qytetarëve. Nëse të rinjtë pas kësaj, shtojnë kerkesat për dorhëqie të tjera atëherë ndryshon puna. Atëherë unë mendoj se pas tyre qëndrojnë ata që e duan Shqipërinë në flakë,…..dhe e kanë djegur disa herë.




















