Tensionet mes dy shteteve/ Deklarata e Erdogan : Emmanuel Macron është një barrë për Francën!

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi të premten se shpresonte që Franca të “çlirohet” së shpejti nga presidenti francez, Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si një barrë për Francën e cila po kalon një periudhë të rrezikshme.

Lidhjet midis Turqisë dhe Francës, dy vende anëtare të NATO-s, kanë qenë veçanërisht të tensionuara gjatë muajve të fundit lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në Francë.

Sigal

“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme”, u shpreh Erdogan para gazetarëve, duke iu referuar protestave në qytetet franceze.

“Shpresa ime është që Franca të ‘çlirohet nga problemi Macron’ sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh ai.

 

Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagorno-Karabakut.