Covid-19 / Numri i vdekjeve në Itali shënon rekordin e frikshëm

209
Sigal

Situata e pandemisë në Itali vijon të përkeqësohet ku shifrat ditore po kapin nivele të frikshme. Vetëm gjatë 24-orëve të fundit në vendin fqinj janë regjistruar 993 vdekje Covid, si dhe 23 225 raste të reja.

Rastet aktive në Itali kapin shifrën e 759,982, prej të cilëve 3,597 ndodhen në gjendje kritike për jetën.