Gërdeci ‘lulëzon’ i sigurt, Kodheli ‘Tragjedia, nga keq qeverisja e PD’

519
Sigal

TIRANE – Zona e Gërdecit, nga dita e sotme është çertifikuar si zonë e sigurt. Sot u zhvillua një ceremoni për përfundimin e pastrimit të zonës së Gërdecit, nga lëndët e rrezikshme shpërthuyese pastragjedisë së 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. E pranishme ishte edhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila në fjalën e saj Kodheli, theksoi se “po punohet intensivisht për kthimin në identitet të kësaj zone, e cila sipas saj u dëmtua për shkak të keqpërdorimit të pushtetit të atyre viteve.” Kodheli shtoi se “do të punohet edhe më tepër për rritjen e cilësisë së jetës në këtë zonë, që ajo të kthehet nga një pjesë toke vdekjeprurëse në një zonë që të ketë zhvillim.” Në këtë kuadër, ministrja u shpreh se “tashmë Gërdeci duhet të fshihet nga harta si zonë e rrezikshme, ndërsa shtoi se Shqipëria ka akoma “Hot-Spote” si ajo e Gërdecit.” E konsideruar si një nga “Hot-Spotet” më të rrezikshme në Shqipëri, tashmë pas 6 vitesh, zona e Gërdecit mund të konsiderohet si një zonë e sigurt. Më 15 mars të vitit 2008, Gërdeci për herë të parë në historinë e vet u vu në qendër të vëmendjes, ku një shpërthim në një punishte të demontimit të armëve dhe municioneve, që ishte ndërtuar me lejen e qeverisë së atëhershme të kryesuar nga Berisha, mori jetën e 26 njerëzve të pafajshëm, mes të cilëve gra dhe fëmijë të mitur, ndërkohë u plagosën qindra të tjerë.