Ka dështuar seanca e parë për shtatë të akuzuarit për grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur në 9 prill të vitit 2019, ku u morën rreth 4.6 milion euro.
Shkak për shtyrjen e seancës së sotme u bë mungesa e gjyqtares Miliana Muça.
Ndaj të pandehurve SPAK ka ngritur katër akuza: “vjedhje me armë” “armëmbajtjeje pa leje” “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentesh”.
Të pandehur për këtë grabitje janë Eldi dhe Klement Çala, Oltion Veseli, Renaldo Sula, Elton Pikli, Alkond Bengasi dhe Talo Çela, ky i fundit ende në kërkim.