Kuçi publikon dokumentin: Bashkia e Durrësit po tallet me banorët, jep 83 milionë lekë për lule në kohë tërmeti dhe koronavirusi

266
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim dega e Durrësit denoncon talljen që po bën Bashkia e këtij qyteti banorëve të tij.

Përmes rrjeteve sociale, teksa publikon dhe dokumentin zyrtar, kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi shprehet se me qindra familje të Durrësit janë ende pa banesa, ndërsa Bashkia Durrës blen 83 milionë lekë lule për dekoracion.

“Tallje me banorët e Durrësit.

Me qindra familje të Durrësit ende pa banesa ndërsa Bashkia Durrës blen 83 milion lekë lule për dekoracion.

Lule në kohë tërmeti dhe koronavirusi. Turp.

Bashkia e Durrësit nuk ka para për banorët që janë në ditët e tyre më të vështira por shpenzon miliona për blerje lulesh dhe pemësh dekorative madje ka specifikuar se duhen 77 llojeve të ndryshme lulesh.

Propaganda e fasadave vazhdon.

Më 25 prill sekti i fasadave do largohet përgjithmonë”, thekson Kontjana Kuçi, kryetare e LSI Durrës.